AutoPjesa.net është një platformë moderne që ka për qëllim të lidhë të gjitha kompanitë që merren me shitblerjen e pjesëve të veturave, kamionëve dhe mjeteve të tjera, duke i mundësuar atyre publikimin dhe reklamimin e pjesëve për çdo markë, model apo pjesë interieri.
Kompanitë mund të regjistrohen lehtësisht dhe përfitojnë postime falas në fillim. Ato mund të publikojnë pjesët që kanë në shitje dhe më pas, përmes kredive me çmime të volitshme, të zgjerojnë praninë e tyre në platformë. Çdo kompani ka një panel menaxhimi të personalizuar ku mund të shohë historikun e postimeve, pjesët aktive, statistikat e shitjeve, hyrjet në sistem, dhe bilancin e krediteve (të blera, të hargjuara, aktive).
Gjithashtu, secila kompani ka një profil publik me emrin, logon, kontaktin, adresën dhe një vendndodhje interaktive në hartë, për t’u kontaktuar dhe gjetur më lehtë nga klientët.
Përdoruesit privatë mund të kërkojnë pjesë shumë lehtë për veturën e tyre, duke filtruar sipas markës, modelit, llojit të pjesës, gjendjes (e re apo e përdorur) dhe çmimit. Sistemi i kërkimit është i thjeshtë, i shpejtë dhe shumë funksional. Pas gjetjes së pjesës, ata mund të kontaktojnë direkt kompaninë që e ka listuar dhe të shohin të gjitha informacionet e nevojshme në profilin publik të saj.
AutoPjesa.net është e përkushtuar për të ruajtur një platformë të sigurt dhe të besueshme. Ne monitorojmë përmbajtjen, mirëmbajmë sistemin dhe ofrojmë opsionin për vlerësime dhe komente nga klientët për kompanitë partnere – duke ndihmuar që transparenca dhe cilësia të jenë gjithmonë në nivelin më të lartë.